0688299079

Ofrojmë

Kujdes të Plotë Mjekësor

Klinikë e përkushtuar ndaj shëndetit dhe mirëqënies, ku kombinojmë ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të fundit për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo pacient.

8 Vite

Ekselencë në Mjekësi

Klinika San Luka, themeluar në vitin 2015, është një qendër mjekësore diagnostike dhe terapeutike  moderne në qytetin e Lezhës, e fokusuar në ofrimin e shërbimeve të specializuara mjekësore jo vetëm për komunitetin e Lezhes por edhe për banorë nga rajonet  përreth si Mirdite, Kurbin, Shkoder, Malesi e Madhe, Puke, Mat, Fush-Kruje, Kruje dhe Tirane. Duke filluar si një sherbim me fokus në radiologjinë diagnostike, Klinika San Luka ka zgjeruar gradualisht gamën e shërbimeve të saj, duke u bërë një emër i njohur në fushën e diagnostifikimit dhe trajtimit mjeksor. Me një staf të dedikuar dhe të kualifikuar, klinika synon të ofrojë kujdesin më të mirë mjeksor  duke përdorur teknologji të avancuara. Angazhimi  për cilësi dhe përkujdesje të personalizuar e bën Kliniken San Luka një destinacion të besueshëm për pacientët që kërkojnë trajtim mjekesor profesional dhe të përkushtuar.

Klinika San Luka ofron shërbim cilësor në specialitetet e mëposhtme: 

Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?

Rezervoni Vizitën

Shërbimet Tona

Në Dispozicionin tuaj:

Përkujdesje mjekësore e përshtatshme për çdo pacient, me teknologji bashkëkohore dhe staf të specializuar për shëndetin tuaj.

Kontaktoni për të zbuluar më shumë rreth shërbimeve tona.
3.1

CT/ Skaner i Kockave

Në klinikën San Luka, ofrohet skaner për kockat e gjithë trupit. CT/skaneri është karendësi në vendjen e diagnozës së patologjive kockore dhe traumave kockore.
Lexo më shumë Kockat e kafkës, shtylla kurrizore, kockat e bacinit dhe të gjitha artikulacionet e trupit mund të vlerësohen me saktësi të madhe për patologji të ndryshime kockore primare, sekondare dhe për traumat (fraktura dhe fisura). Ekzaminimet kockore me prerje aksiale të holla submilimetrike deri në 0.6 mm mund të realizohen në klinikën tonë. Skaneri me prerje të holla, High resolution, HRCT/Skaneri me rezolucion të lartë për kockën temporale është një ekzaminim tjetër që ne ofrojmë në klinikën San Luka, duke u ardhur në ndihmë pacientëve me probleme të veshit të jashtëm, mesëm dhe brendshëm.
2

CT/ Skaner i Mushkerive

Me anë të skanerit të mushkërive, realizojmë vlerësimin e zemrës, rrugëve të ajrit, mushkërive, mediastinit, kockave dhe indëve të buta që përfshinë I gjithë kraharorin nëpërmjet prerjeve të holla seksionale,

Lexo më shumë

kryhet me prerje të holla 5 dhe 3mm si dhe deri në 1mm për vlerësimin e strukturave të imëta pulmonare, bronkiale dhe bronkiolare që ndryshe quhet edhe HRCT pulmonar. Gjithashtu, në klinikën San Luka realizojmë edhe low dose CT që është ekzaminimi me dozën minimale për depistimin e kancerit pulmonar në grup popullatën në rrezik për kancer të mushkërive.

EKO Doppler e Karotideve

EKO doppler e karotideve bëhet për të vlerësuar nëse ka ndryshime në murin e brendshëm arterial që mund të shkaktojnë ngushtime të arteries ose nëse jeni të prekur nga

Lexo më shumë


sëmundja aterosklerotike mund të shtojë rrezikun për aksidente cerebrovaskulare ose kardiake. Vlerësimi me anë të Ekografisë Doppler të patologjisë aterosklerotike të arterieve karotide është tashmë zgjedhja e parë për stadifikimin, ndjekjen dhe vlerësimin e stenozave të arterieve karotide. Ky vlerësim përfshin vlerësimin makroskopik të pllakave aterosklerotike, si dhe matjen e flukseve në nivel të arterieve karotide përmes teknikave të Color Doppler, Power Doppler dhe kurbave spektrale. Në klinikën San Luka, ky ekzaminim ofrohet prej 8 vitesh.

4-removebg-preview

EKO e Gjendres Tiroide

Ekografia e tiroides është metoda diagnostike e linjës së parë për vlerësimin imazherik të nodusëve benignë dhe malinjë të tiroides, për strumin e tiroides si dhe patologjitë inflamatore akute,

Lexo më shumë


kronike dhe autoimune të gjendrës së tiroides. Ky ekzaminim arrin të vlerësojë edhe morfologjinë e nodusëve tiroidianë duke i referuar këto raste për kryerjen e proçedurave të aspirimit me ajër dhe/ose të biopsisë tek nodusët që kanë dyshime për malinjitet.

5-removebg-preview

EKO per Bebe/ Foshnje

Ekografia e trurit për bebat ka rëndësi për të diagnostikuar problemet neurologjike në bebat e porsalindur, në bebat të parakohshëm, si dhe anomali të lindura të trurit.
Rekomandohet si ekzaminim

Lexo më shumë


rutinë në bebat e parakohshëm kur dyshohen anomalitë të trurit në ekografinë prenatale, tek neonatët e sëmurë me prekje neurologjike, dhe tek neonatët që nuk janë depistuar në periudhën neonatale. Përveç eko-së së trurit, ne realizojmë edhe eko të organeve të brendshme, të artikulacioneve koksofemorale, eko skrotale/testikulare dhe eko për anomalitë e kanalit spinal/shpinës tek bebat.

6-preview

EKO Abdomen

Shërbimi EKO Abdomen përfshin skanime të detajuara për të zbuluar çështje të ndryshme shëndetësore në zorrë, mëlçi, veshka dhe pankreas, duke siguruar diagnoza të sakta dhe të shpejta.

Njihuni me

Mjekët Tanë

Mjek Radiolog

Albert Leka

Me një karrierë 22-vjeçare, është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme nga Universiteti i Tiranës ne vitin 2001 dhe me pas ka kryer specializim 4 vjecar në Radiologjine  Diagnostike ne 2009. Ka kryer trajnime të avancuara:  Radiologjia Intervenuese, Radiologjia ne Kujdesin Paliativ dhe
Lexo më shumë


Radiologjia ne Kujdesin Global. Pjesemarres i rregullt ne shume trajnime dhe konferenca kombetare dhe nderkombetare ne radiologjine diagnostike dhe intervenuese ne SHBA, Izrael, Angli ,Gjermani,Itali etj. Fellowiship ne Mamografi  ne SHBA ne vitin 2008, Fellowship ne Radiologji Intervenuese ne Izrael ne vitin 2013, Certifikim nga Akademia Europiane e Kujdesit Paliativ ne Gjermani 2013-2015, Certifikim nga RAD-AID International, Radiologjia ne Shendetin Global ne SHBA  ne vitin 2020. Aktualisht shërben si mjek radiolog diagnostikues dhe intervenues me kohe te plote në Klinikën San Luka në Lezhe, duke u dalluar për ekspertizën e tij në fushën e radiologjisë.

Mjek i Përgjithshëm

Ndrec Ndreca

Mjek familje me përvojë të gjerë, i përkushtuar në ofrimin e kujdesit të integruar shëndetësor për pacientët e të gjitha moshave. Njohës i mirë i trajtimeve preventive dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike, me një qasje të ngrohtë dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të pacientëve.

Mjek Urgjence

Elsuida Prendi

Dr. Elsuida Prendi është bashkuar stafit të klinikës mjekësore San Luka Lezhë. Është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës, më pas ka kryer specializimin 4-vjeçar në fushën e Mjekësisë së Urgjencës. Me heret dr Elsuida ka

Lexo më shumë

ushtruar profesionin si mjekja specialiste urgjence në disa spitale private dhe publike në vend si Spitali Rajonal Lezhë, Spitali Memorial Shqiptaro-Turk Fier, Spitali Hygeia Tiranë. Doktoresha ka kryer kursin e ekografisë torakoabdominale me rezultate të shkëlqyera dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përse Klinika San Luka?

Eksperiencë

Klinika jonë mjekësore, me një eksperiencë disa vjeçare, ofron kujdes të lartë shëndetësor. Ekipi ynë i dedikuar siguron trajtime të avancuara dhe një qasje të personalizuar për çdo pacient.

Mjekë të specializuar

Klinika jonë  është e përberë nga staf mjekësor (mjek, infermirë, laborante dhe teknikë imazherie) i specializuar dhe i përkushtuar në ofrimin e kujdesit më të mirë shëndetësor. Ekspertiza e tyre siguron trajtim ne kohe, te saktë dhe efikas  për të gjithë pacientët.

Teknologji e Avancuar

Përdorimi i tekonologjisë së avancuar ndihmon në sigurimin e diagnostifikimit të saktë dhe trajtimit efikas të pacientëve tanë. Përvoja dhe angazhimi i stafit tonë në përdorimin e kësaj teknologjie janë thelbësore për ofrimin e një kujdesi shëndetësor të cilësisë së lartë.