0688299079

Ekografi në shtëpi

Ekografia në shtëpi ofron lehtësi për pacientët tanë, duke siguruar ekzaminime diagnostike profesionale në komoditetin e shtëpisë suaj.

Shërbim

Ekografi Në Shtëpi

Paisjet ekografike portative e kanë berë diagnozën ekografike më të arritshme dhe të përballushme për komunitetin. Kjo metodë diagnostike e lejon mjekun imazherist apo teknikun e ekografisë që të bejë të mundur diagnostikim më të shpejtë , më të lehtë dhe më praktik në shtëpinë e pacientit.

Shërbimi i ekografisë në shtëpi , sjell avantazhe të shumta si për pacientin edhe për mjekun.

Shërbim i Ekografisë në Shtëpi brenda 24 orëve

Klinika San Luka, nëpërmjet sistemit të Ekografisë Portative SIEMENS Acuson P 300, bën të mundur realizimin e të gjitha ekzaminimeve ekografike standarte (tiroide, inde të buta, gjëndra limfatike, eko abdominale, renale, prostate, pelvike, skrotale, torakale, gjiri) si dhe eko doppler vazale për vazat karotide, vertebrale, ekstremitetet inferiore, superiore dhe vazat abdominale.

Stafi nga Klinika San Luka në momentin e prenotimit të ekzaminimit ekografik sipas nevojave të pacientit, do të bëjë të mundur realizimin e ekografisë në shtëpi brenda 24 orëve, duke patur parasysh edhe largësinë nga klinika deri në banesën e pacientit.

Na kontaktoni:

Avantazhet e Ekografisë në shtëpi të ofruara nga klinika San LUKA :

Klinika San LUKA

Për më shumë informacion dhe prenotime kontaktoni në:

Celular

0688299079

Email

radiologjileka@gamil.com

Shërbimi i ekografisë në shtëpi realizon:

San Luka në shtëpi: Është motoja e shërbimeve tona me ekografi portative në banesën e pacientit, duke bërë të mundur realizimin e diagnozës ekografike të sakta, të shpejta, në kushte familjare dhe me perkushtim profesional. Pas ekzaminimit ekografik, në bazë të rezultateve nga ekzaminimi, pacienti dhe familjarët do të këshillohen për trajtimin e mundshëm të semundjes në ambjentin familjar, ambulator apo spitalor.