0688299079

Ablacion me EKO dhe Skaner

Ablacionet me EKO dhe Skaner janë shërbime mjekësore të përdorura për trajtimin e tumorëve, kisteve dhe patologjive të organeve të trupit përmes teknologjisë së ekografisë dhe skanerit.

Klinika San Luka

Ablacion me EKO dhe Skaner

Sherbimi i Ablacionit me EKO dhe Skaner në Klinikën San Luka përdoret për trajtimin preciz të tumorëve, kisteve, dhe patologjive të tjera të organeve të trupit. Kjo metodë minimale invazive lejon mjekët të drejtojnë ndërhyrjet me precision përmes ekografisë dhe skanerit, duke reduktuar komplikacionet dhe kohën e kthimit të pacientëve në aktivitetet normale.
Na kontaktoni:

Shërbimi i Ablacionet me EKO​

ABLACIONI është një procedurë mjekësore mini-invazive e realizushme në kabinetet radiologjike ose në sallat operatore nën drejtimin dhe monitorimin e radiologut intervenues me ndihmën e stafit mjekësor të radiologjisë dhe reanimacionit.

Pse është i rëndesishëm ablacioni?
Qëllimi i ablacionit : është shkatërrimi i tumorit pa patur nevojë për nderhyrje kirurgjikale. Identifikimi i pacientit ideal për kryerjen e ablacionit lidhet me madhesinë e tumorit, lokalizimin, shtrirjen e tumorit si dhe gjëndjen klinike të pacientit.
Ablacioni tumoral perkutan i referohet një serë teknikash minimalisht invazive të cilat kanë për qëllim të destruktojnë indin tumoral nëpërmjet aplikimit të një ose disa sondave në rrugë perkutane (nëpermjet lëkurës). Disa teknika aplikojnë agjentë kimik (sic është etanoli me përqendrim të lartë) , ndërsa teknika të tjera aplikojnë agjentë fizik mbi indin tumoral , që mund të jenë agjent termal ose jo termal.

Teknikat termale të ablacionit shkatërrojnë tumorin duke përdorur aplikator të ndryshëm që ngrijne tumorin në temperaturë të ulëta (CRYO-ablacion) ose temperatura te larta , si ablacioni me Radiofrekuencë, ablacioni me lazer, ablacioni me mikrovalë apo ablacioni me Ekografi Fokale me Intensitet të Lartë (EFIL).
Për realizimin e ablacionit tumoral duhen disa paisje qe funksionojne në bazë të llojit të ablacionit si përshembull Set për CrioAblacion, Set për Radiofrekuence dhe Set për Mikrowave.
Ablacionet realizohen në kabinetet e radiologjisë nën drejtim ekografik, nën drejtimin e skanerit ose rezonancës manjetike.
Në klinikën San Luka jemi duke punuar cdo ditë që të ofrojmë shërbimin e Ablacionit nën drejtim Ekografik dhe Skanerik.
Së shpejti qëndra e ablacioneve në Klinikën San Luka. 

Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?

Rezervoni Vizitën

Shërbim i Ablacionit me Skaner

Shërbimi i Ablacionit me Skaner është një procedurë mjekësore e specializuar që ofrohet me kujdes të veçantë nga Klinika jonë. Ky shërbim përdoret për trajtimin e tumorëve, kisteve, dhe patologjive të tjera në organe të trupit. Procedura e ablacionit me skaner përfshin vendosjen e një gjilpëre ose elektrodë në zonën e prekur të sëmundjes, ndjekur nga ndezja ose dëmtimi i qelizave të sëmundjes përmes skanimit të imazheve të ndjekura në mënyrë të vazhdueshme.

Ky metodë minimale invazive ofron një alternativë të sigurtë dhe efikase ndaj operacioneve të hapura dhe ndihmon në zvogëlimin e periudhës së kthimit të pacientit në aktivitetet e tyre të zakonshme. Mjekët tanë të specializuar kujdesen për secilin pacient dhe përdorin teknologjinë më të fundit për të siguruar trajtimin e personalizuar dhe të precizuar. Shërbimi i Ablacionit me Skaner është i gatshëm për të trajtuar një gamë të gjerë të patologjive të organeve të trupit dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një zgjidhje minimale invazive për problemet e tyre të shëndetit.