0688299079

Punksione

San Luka ofron shërbim të specializuar të punksioneve për diagnoza dhe trajtime efikase. Pas marrjes së mostrave, ato analizohen me kujdes në laborator për të siguruar diagnoza të sakta dhe trajtim të përshtatshëm.

Klinika San Luka

Punksione

Punksionet janë procedura mjekësore ku një gjilpere injektohet në trup për të marrë mostra të qelizave ose lëngjeve për analiza. Këto prova ndihmojnë në diagnozën e sëmundjeve dhe monitorimin e trajtimit. Punksionet përdoren për të identifikuar infeksione, kancer, dhe të vlerësojnë shëndetin e organeve të ndryshme. Ky proces është tërësisht steril dhe ndihmon mjekët të japin trajtimin më të mirë për pacientët. 
Na kontaktoni:

Çfarë është një punksion/drenim perkutan nën drejtim imazherik?

Drenimet perkutane nën drejtim imazherik , përfshijnë përdorimin e disa lloje kateteresh( tubave të hollë) për të drenuar koleksione likuidiene,  abcese ose ajër nën drejtim imazherik. Radiologu intervenues vendos një kateter fleksibël nëpërmjet një prerje të  vogël në lekurë dhe e drejton kateterin në zonën me likid, abces ose ajër  nën skaner ose eko.

Koleksioni likuidien , abcesi, pusi ose ajri  më pas nëpërmjet kateterit ose drenit do të mblidhet në një qese ose enë plastike. Drenat ose kateteterët gjënden në gjatësi dhe masa të ndryshme. Radiologu zgjedh se cilin kateter duhet të perdorë duke u nisur nga lloji i  përmbajtjes që do drenohet dhe faktorë të tjerë  që kanë lidhje me pacientin.

Në klinikën San Luka realizojmë punksione /drenime  në pacientët me koleksione pleurale, peritoneal,hidrocela dhe koleksione artikulare.

Aspirimet :

Aspirimi është një procedurë e realizuar nën drejtim ekografik e një lezioni kistik (likuidien) ose e një lezioni solid (ind i bute) me qëllim prelevimin e likidit nga kistet  dhe  qelizave nga indet nëpermjet një ageje  aspiruese nën presion negativ. Aget e aspirimit  vijnë me gjatësi dhe diametra të ndryshëm sipas nevojave të pacientit.

Në klinikën San Luka, realizojmë aspirime të kisteve të tiroides, të gjirit, të indeve të buta, të veshkave, të heparit dhe kisteve pelvike.

Inflitrimet dhe injeksionet në drejtim imazherik

Janë procedura të trajtimit lokal të patologjive të ndryshme artikulare, kockore, reumatizmale dhe sionviale dhe kartilaginoze. Realizohen nën drejtim ekografik dhe skanerik. Ne klinikën San Luka realizojmë injeksione intra-artikulare , peri-artikulare dhe intra-muskulare e sub-kutane nën drejtim ekografik.

Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?

Rezervoni Vizitën

Procesi i Kryerjes së Punksionit

Punksioni është një procedurë mjekësore e kryer në kushte ambulatore, zakonisht në kabinetin e mjekut. Ky proces është ekuivalent me një procedurë të vogël kirurgjikale dhe për këtë arsye duhet të kryhet në kushte të pastra dhe sterile. Hapi i parë është dezinfektimi i plotë i lëkurës në zonën ku do të kryhet punksioni. Pas kësaj, një gjilpërë e hollë futet në zgavrën, organin ose indin që do të ekzaminohet, duke u futur nën lëkurën që është mpirë më parë në nivel lokal.

Për të siguruar që gjilpëra e punksionit të arrijë me saktësi në vendin e dëshiruar, shumica e punksioneve kryhen nën kontrollin e pajisjeve si ultratingujt (ekografi) ose skaneri (tomodensitometria). Kjo do të thotë që mjeku drejton gjilpërën drejtpërdrejt në indin e synuar, bazuar në pamjen që shfaqet në monitor. Nëpërmjet gjilpërës së zbrazët, është e mundur të aspirohen mostra, inde ose të injektohet një lëndë kontrasti apo medikamente, sipas nevojës. Pas marrjes së mostrave, ato dërgohen në laborator për analizë, për të verifikuar praninë e baktereve ose qelizave kanceroze.

Pasi punksioni është kryer, vendi i shpimit mbulohet me një ngjitëse sterile (ankerplast) ose një fashë të vogël sterile për të parandaluar kontaminimin dhe për të siguruar mbrojtjen e pacientit nga infeksionet. Ky proces është një mjet i rëndësishëm për diagnostikën dhe trajtimin e sëmundjeve, dhe siguron që procedura të kryhet me sukses dhe me kujdes maksimal për të garantuar mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve.