0688299079

Klinika San Luka

E themeluar me pasion për shëndetin, klinika jonë ofron kujdes mjekësor të cilësisë së lartë.  Stafi ynë i specializuar angazhohet për trajtime inovative dhe një qasje të personalizuar ndaj çdo pacienti.

Eksperiencë

Klinika jonë mjekësore, me një eksperiencë disa vjeçare, ofron kujdes të lartë shëndetësor. Ekipi ynë i dedikuar siguron trajtime të avancuara dhe një qasje të personalizuar për çdo pacient. 

Mjekë të Specializuar

Klinika jonë  është e përberë nga staf mjekësor (mjek, infermirë, laborante dhe teknikë imazherie) i specializuar dhe i përkushtuar në ofrimin e kujdesit më të mirë shëndetësor. Ekspertiza e tyre siguron trajtim ne kohe, te saktë dhe efikas  për të gjithë pacientët.

Teknologji e Avancuar

Përdorimi i tekonologjisë së avancuar ndihmon në sigurimin e diagnostifikimit të saktë dhe trajtimit efikas të pacientëve tanë. Përvoja dhe angazhimi i stafit tonë në përdorimin e kësaj teknologjie janë thelbësore për ofrimin e një kujdesi shëndetësor të cilësisë së lartë.

Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?

Rezervoni Vizitën

Njihuni me

Mjekët Tanë

Mjek Radiolog

Albert Leka

Me një karrierë 22-vjeçare, është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme nga Universiteti i Tiranës ne vitin 2001 dhe më pas ka kryer specializim 4 vjecar në Radiologjine  Diagnostike ne 2009. Ka kryer trajnime të avancuara:  Radiologjia Intervenuese, Radiologjia në Kujdesin Paliativ dhe

Lexo më shumë


Radiologjia në Kujdesin Global. Pjesemarrës i rregullt në shumë trajnime dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në radiologjinë diagnostike dhe intervenuese në SHBA, Izrael, Angli ,Gjermani,Itali etj. Fellowiship në Mamografi  në SHBA në vitin 2008, Fellowship në Radiologji Intërvenuese në Izrael ne vitin 2013, Certifikim nga Akademia Europiane e Kujdesit Paliativ në Gjermani 2013-2015, Certifikim nga RAD-AID International, Radiologjia në Shëndetin Global ne SHBA  në vitin 2020. Aktualisht shërben si mjek radiolog diagnostikues dhe intervenues me kohë të plotë në Klinikën San Luka në Lezhë, duke u dalluar për ekspertizën e tij në fushën e radiologjisë.

Mjek i Përgjithshëm

Ndrec Ndreca

Mjek familje me përvojë të gjerë, i përkushtuar në ofrimin e kujdesit të integruar shëndetësor për pacientët e të gjitha moshave. Njohës i mirë i trajtimeve preventive dhe menaxhimit të sëmundjeve kronike, me një qasje të ngrohtë dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të pacientëve.

Mjek Urgjence

Elsuida Prendi

Dr. Elsuida Prendi është bashkuar stafit të klinikës mjekësore San Luka Lezhë. Është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tiranës, më pas ka kryer specializimin 4-vjeçar në fushën e Mjekësisë së Urgjencës.  Më herët dr Elsuida ka

Lexo më shumë


ushtruar profesionin si mjekja specialiste urgjence në disa spitale private dhe publike në vend si Spitali Rajonal Lezhë, Spitali Memorial Shqiptaro-Turk Fier, Spitali Hygeia Tiranë. Doktoresha ka kryer kursin e ekografisë torakoabdominale me rezultate të shkëlqyera dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pyetjet më të shpeshta

Rreth klinikes

Na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 802 2809  ose dërgoni një email në adresën e emailit radiologjileka@gmail.com për të prenotuar vizitën tuaj mjekësore. Stafi ynë i kujdesit shëndetësor do të jetë i lumtur të ju ndihmojë me prenotimin dhe çdo pyetje të tjera që mund të keni.

Për të marrë një përgjigje rreth çmimit të një eko abdominale në klinikën “San Luka,” ju lutemi të kontaktoni stafin e klinikës përmes numrit të kontaktit
+355 69 802 2809 ose duke dërguar një email në adresën e emailit radiologjileka@gmail.com. Stafi i klinikës është i gatshëm të ju ofrojë informacion të detajuar mbi çmimin e këtij shërbimi mjekësor.

Për të marrë një përgjigje rreth çmimit të një Biopsie në klinikën “San Luka,” ju lutemi të kontaktoni stafin e klinikës përmes numrit të kontaktit
+355 69 802 2809 ose duke dërguar një email në adresën e emailit radiologjileka@gmail.com. Stafi i klinikës është i gatshëm të ju ofrojë informacion të detajuar mbi çmimin e këtij shërbimi mjekësor.