0688299079

Radiologji Diagnostike

Lider rajonal në radiologji diagnostike , duke aplikuar teknologji të avancuar me qëllim realizimin e një diagnoze radiologjike të saktë dhe trajtimi efikas.

Klinika San Luka

Radiologjia Diagnostike

Mbi 8 vite eksperiencë në fushën e kujdesit shëndetësor.

Na kontaktoni:

Radiologjia Diagnostike: Kujdes i vecantë për shëndetin tuaj

Klinika “San Luka” , me një staf të kualifikuar dhe paisje të fundit ekografike dhe skanerike është në gjëndje të ofrojë një shërbim cilësor dhe në kohë me qëllim vendosjen e një diagnoze radiologjike të saktë. Pacientët tane kanë avantazhin e vleresimit të shpejtë diagnostik , pa vonesa në pranim dhe ekzaminim me qëllim arrtitjen e një trajtimi efikas.
Ky është një shembull i përkushtimit të kësaj klinike në ofrimin e kujdesit shëndetësor të cilësisë së lartë.

Ekografi Diagnostike

Kabineti i ekografisë diagnostike/terapeutike është kabineti më i kompletuar dhe më avanguard në klinikën tonë si për nga numri i ekzaminimeve ekografike që ne arrijmë të realizojmë në klinikën tonë ashtu edhe për flotën e aparaturave ekografike statike dhe portative që ne disponojmë si:

  1. EKO Konvencionale 2D
  2. EKO Doppler Vazale
  3. EKO Tomografike 3D
  4. EKO Portabel(vlerësim tek shtrati i pacientit,vleresim ekografik në shtëpi)

Me anë të Ekove portative dhe statike ne realizojmë edhe procedura intervenuese nën drejtim ekografik.

Klinika San Luka është tashmë lider rajonal  per sa i perkët diagnozës ekografike për të gjitha grupmoshat.

Ju mirëpresim  për një vlerësim ekografik të hollësishem të probelemeve tuaja shëndetsore  dhe një diagnozë ekografike të saktë dhe në kohë.

Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?

Rezervoni Vizitën

Ekografi Konvencionale

Ekografia konvencionale është një metode diagnostike imazherike që përdor ultratinguj për të perfituar imazhe ekografike nga organet e brendshme dhe indet siperfaqesore te trupit. Kjo teknikë mjekësore shfrytëzon valët akustike me frekuencë te larte që reflektohen nga strukturat e brendshme dhe siperfaqesore të trupit dhe shfaqen në një ekran kompjuteri. Eshte ekzaminim që nuk ka rrezatim. 

EKO Doppler

EKO Doppler është ekzaminim ekografik që përdoret për të vlerësuar flukset e gjakut në qarkullimin kardiovaskular. Bazohet në efektin Doppler dhe regjistron ndryshimet e frekuencës së ultratingujve për të përcaktuar drejtimin dhe shpejtësinë e fluksit të gjakut. Kjo teknikë ndihmon në diagnostikimin e ngushtimeve dhe trombozave të enëve të gjakut në nivel të arterieve dhe venave të trupit. Eko-Doppler e shfaq rezultatin në formë të kurbave dhe ngjyrave për të paraqitur drejtimin dhe shpejtësinë e rrjedhjes së gjakut. Ekzaminimim me shume vlerë për të gjitha vazat e qafës, gjymtyrëve të sipërme, të poshtme dhe të barkut. Është ekzaminim që nuk ka rrezatim.

Eko në shtëpi

Paisjet ekografike portative e kanë bërë diagnozën ekografike më të arritshme dhe të përballueshme për komunitetin. Kjo metodë e lejon mjekun imazherist apo teknikun e ekografisë të bëjë diagnozën më të shpejtë, më të lehtë dhe më praktik në shtëpinë e pacientit.

CT / Skaneri

Klinika San Luka ofron shërbime të avancuara të imazherise diagnostike ku përfshihet edhe ekzaminimi  i Skanerit . Skaneri përdor  rreze X për të prodhuar pamje të detajuara të trupit dhe organeve. Mund të kryhet edhe me kontrast për të përmirësuar vizualizimin e strukturave dhe orrganeve të ndryshme të trupit.

EKO Tomografike 3D

Klinika San Luka ofron shërbimin e Ekografisë Tomografike 3D një metodë diagnostike innovative ku kombinimi i ultratingujve me rekonsuksionet 3D të perfituara nga një software i inteligjencës artificiale bën të mundur krijimin e imazheve ekografike 3D të trupit , të ngjashme me imazhet 3D që përftohen nga skaneri. Kjo teknikë është e rëndësishme vecanarisht për diagnozën e patologjive nodular të tiroides, analizimin e pllakave aterosklerotike të arterieve karotide dhe në përfitimin e hartave të venave varikoze dhe venave profunde për procedurat vaskulare.
Klinika San Luka , me anë të paisjes Eko Tomograf Piur Imaging ofron këtë ekzaminim që në fillim të këtij viti.

Angio CT/Skaner

Angio Skaneri eshte kombinimi i ekzaminimit skanerik me nje solucion kontrasti qe injektohet ne rruge venoze nepermjet nje shiringe elektrike qe ne gjuhen e zakonshme quhet injektor automatik.Angio Skaneri sherben per te evidentuar qarte enet e gjakut dhe indet e pjeseve te ndryshme te trupit dhe per ti bere ato te dallushme nga njera tjetra.

Lista e ekzaminimeve Angio-Skanerike që realizohen në klinkën San Luka