EKO Tomografike 3D
EKO tomografia 3D është një shërbim i ofruar nga klinika jonë për diagnozën e sëmundjeve dhe dëmtimeve duke përdorur pamje tridimensionale të organeve të trupit. Kjo teknikë e avancuar ofron detaje të thella dhe siguron një trajtim të përshtatshëm për pacientët tanë.
Klinika San Luka
Ekografia Tomografike 3D
Me ane te sistemit PIUR tUS Infinity , tashme te instaluar ne kliniken San LUKA , mund te realizojme ekzaminime ekografike tomografike nepermjet sistemit te inteligjences artificiale PIUR Imaging Tomografic Ultrasound qe eshte nje metode e re inovative e ekzamimimeve ekografike qe ndryshe quhet Ekografia Tomografike 3D, duke zbuluar keshtu dimensionin e trete te ekografise. Per here te pare ne Shqiperi, klinika San LUKA ben te mundur realizimin e ekografise 3D per tiroiden, vazat dhe nervat , veshkat, heparin , indet e buta dhe sistemin limfatik.
Me ane te ekografise tomografike mund te matim volumin e noduseve tiroidiene si dhe monitorojmë madhësine e noduseve, formen, ekogenicitetin, kufinjte dhe permbajtjen interne. Gjithashtu ky sistem ekografik realizon klasifikimin TI-RADS ne baze te kritereve EU dhe ACR.
Ne baze te ketij klasifikimi , vendosim per trajtimin e metejshem te nodusit me medikamente, terapi me jod, kirurgji apo ablacion