Angio-Skaner
Klinika San Luka përdor teknologjinë e Angio CT Skanerit për të siguruar diagnostikën e shpejtë dhe të saktë për pacientët tanë.
Klinika San Luka
Angio CT-Skaner
Klinika San Luka ofron shërbimin e Angio CT Skanerit, përdorur për të identifikuar saktësisht patologjitë dhe strukturat e trupit me detaje të plotë. Teknologjia e avancuar siguron diagnostikën e saktë dhe trajtimin e përparuar për pacientët.
Na kontaktoni:
Angio-Skaner : Evidentimi i Strukturave të Trupit dhe Enëve të Gjakut
Angio Skaneri eshte kombinimi i ekzaminimit skanerik me nje solucion kontrasti qe injektohet ne rruge venoze nepermjet nje shiringe elektrike qe ne gjuhen e zakonshme quhet injektor automatik.Angio Skaneri sherben per te evidentuar qarte enet e gjakut dhe indet e pjeseve te ndryshme te trupit dhe per ti bere ato te dallushme nga njera tjetra.
- Kontrasti intravenoz eshte nje solucion me baze jodi. Gjate ekzaniminit kontrasti shperndahet neper gjithe trupin dhe skanimi behet per enet e gjakut dhe indet e trupit qe na nevojiten per vendosjen e diagnozes. Perdorimi i kontrastit intravenoz e permireson ndjeshem cilesine dhe saktesine e ekzaminimit, duke perjashtuar shume patologji jete kercenuese akute, kronike duke perfshire edhe semundjet malinje(kancerin). Kontrasti i ben te dukshme enet e gjakut te trupit si dhe diferencon shume mire indet e trupit nga njera tjera , gje qe do ti ishte e pamundur te behej nese nuk do perdorej kontrasti.
- Ne kliniken San Luka, ekzaminimi angio CT/ Skaner realizohet duke perdorur Injektorin Automatik MedRad Stellant me dopio piston ku njeri piston injekton kontrastin dhe tjetri ben shperlarjen e kontrastit menjehere pas injektimit me ane te solucionet fiziologjik.