0688299079

Radiologji Intervenuese

Lider në fushën e Radiologjisë Intervenuese, përdorim teknologji të avancuar për të siguruar diagnoza të sakta dhe trajtime efikase.

Klinika San Luka

Radiologjia Intervenuese

• Është specialitet mjekesor me fokus në diagnozen, trajtimin dhe menaxhimin klinik të pacientit nëpermjet aplikimit të procedurave minimalisht invazive nën drejtimin e paisjeve imazherike. Një rrjet multidisiplinar me mjek konsulent dhe specialist të ndryshëm është i nevojshëm në momentin kur radiologu intervenues merr pergjegjësinë për trajtimin e pacientit me procedurë minimalisht invazive sic është ablacioni.

• Shpeshherë pacientët që përfitojnë nga radiologjia intervenuese janë ekzaminuar me ekografi, CT – skaner ose Rezonance Manjetike. Është e rëndësishme që patologjia të kapet në një fazë të hershme të saj dhe të kontaktohet mjeku referues i pacientit dhe ti ofrohen opsionet e trajtimit me intervent minimalisht invaziv dhe të gjitha këto të shënohen në raportin diagnostik. Në rastet kur pacienti diagnostikohet me tumor, radiologu intervenues duhet të diskutojë rastin në bordin e tumoreve .

Na kontaktoni:

Cilat janë përparësitë e RI ( Radiologjise Intervenuese )?

• Radiologjia intervenuese ka një serë përparësish dhe përfitimesh për pacientin. Teknikat imazherike të përdorura në RI ofrojnë një diagnozë dhe trajtim të saktë, duke përdorur metoda të avancuara imazherike dhe intervenuese.
• Teknikat minimalisht invazive realizohen nëpërmjet një punksioni/shpimi minimal në lëkurë, duke reduktuar diskomfortin për pacientin dhe duke shkurtuar kohën që pacientit i duhet për tu stabilizuar plotesisht.
• Pacientët që i nënshtrohen procedurave të RI, përjetojnë më pak dhimbje pas procedurës në krahasim me pacientët që i nënshtrohen operacioneve me hapje të trupit.
• Kujdesi pas procedures dhe ndjekja periodike deri në konfirmimin e trajtimit të plotë të pacientit ofrohen nga Klinika San Luka.
• Në klinikën tonë kemi tashmë mbi 8 vite që aplikojmë teknika të RI nën drejtim ekografik dhe skanerik. 

Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?

Rezervoni Vizitën

Citologji

Klinika “San Luka” ofron shërbime të avancuara në fushën e citologjisë. Ky shërbim mjekësor esencial përdor analizën e qelizave trupore për të identifikuar potenciale ndryshime strukturore. Përdorimi i mikroskopit dhe teknikave të specializuara lejon mjekët tanë të zbulojnë ndryshimet celularë dhe të planifikojnë trajtimin e duhur për pacientët.

Biopsi

Biopsia është një ekspertizë mjekësor që përdoret për të marrë mostra të vogla nga trupi për analizë laboratorike. Kjo procedurë është e përdorur për diagnozën e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë tumorët, inflamacionet dhe infeksionet. Biopsia mund të kryhet përmes prerjes së vogël të lëkurës ose me përdorimin e një ndihmësi të imazhit për të zbuluar lokacionin e duhur. Rezultatet e biopsisë ndihmojnë në vendosjen e diagnozës së saktë dhe planifikimin e trajtimit të mëtejshëm mjekësor. 

Punksione

Klinika jonë ofron shërbimin e punksionit, një procedurë mjekësore ku një gjilpere injektohet në trup për të marrë mostra të qelizave ose lëngjeve për analiza. Këto prova ndihmojnë në diagnozën e sëmundjeve dhe monitorimin e trajtimit. Punksionet përdoren për të identifikuar infeksione, kancer, dhe për të vlerësuar shëndetin e organeve të ndryshme. Ky proces është tërësisht steril dhe ndihmon mjekët të japin trajtimin më të mirë për pacientët.

Ablacione me EKO dhe Skaner

Ablacionet me EKO dhe skaner janë një pjesë thelbësore e gamës së shërbimeve që ofron klinika jonë. Këto procedura përdorin teknologjinë e ekografisë dhe skanerit për të drejtuar dhe monitoruar ndërhyrjet mjekësore në trup. Ablacionet me EKO dhe skaner janë të përdorura për trajtimin e shumë patologjive, duke përfshirë tumorët, kistet, dhe problemet tjera të organeve të ndryshme. Kjo teknikë lejon trajtimin preciz dhe minimal invaziv, duke reduktuar komplikacionet dhe kohën e kthimit në aktivitete normale për pacientët.

Skaneri

Klinika “San Luka” ofron shërbime të avancuara të imazhit mjekësor përfshirë CT- Skaner. Skaner përdorin rrezen X për të prodhuar pamje të detajuara të trupit dhe organeve. Mund të kryhet edhe me kontrast për të përmirësuar vizualizimin.Klinika jone  përdor teknologjinë dhe ekspertizën e saj për të ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore.

Ekografi

Klinika San Luka ofron shërbimin e ekografisë, një metodë mjekësore ku përdoren ultratingujt për të krijuar imazhe të trupit. Kjo teknikë është e rëndësishme për diagnozën e sëmundjeve dhe kujdesin shëndetësor. Ekipi ynë i mjekëve të kualifikuar dhe pajisjet moderne sigurojnë ekografi të saktë dhe trajtimin e nevojshëm për pacientët tanë.

Eko

Klinika “San Luka” është e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të avancuara të EKO me skaner për diagnozën dhe monitorimin e sëmundjeve të ndryshme. Me një ekip të kualifikuar të mjekëve dhe teknologjinë e fundit, ne sigurojmë që pacientët tanë të marrin kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë. Skaneri i avancuar përdor rrezen X për të prodhuar pamje të detajuara të trupit.

Biopsi

Biopsia është një ekspertizë mjekësor që përdoret për të marrë mostra të vogla nga trupi për analizë laboratorike. Kjo procedurë është e përdorur për diagnozën e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë tumorët, inflamacionet dhe infeksionet. Biopsia mund të kryhet përmes prerjes së vogël të lëkurës ose me përdorimin e një ndihmësi të imazhit për të zbuluar lokacionin e duhur. Rezultatet e biopsisë ndihmojnë në vendosjen e diagnozës së saktë dhe planifikimin e trajtimit të mëtejshëm mjekësor.