Biopsi
Klinika San Luka ofron diagnostifikim nepermjet Biopsisë duke përdorur teknika të precize dhe një ekip mjekësor të dedikuar për siguri maksimale.
Shërbim i
Biopsisë
Çfarë ështe Biopsia nën drejtimin imazherik?
Biopsia nën drejtim imazherik ka per qëllim të ofrojë informacion diagnostik nëpërmjet përfitimit të një moste qelizore ose indore nën lekurë , duket përdorur paisje imazherike për të lundruar në indet e ndryshme të trupit. Radiologu intervenues realizon këtë procedurë duke përdorur age bioopsie që janë të disponueshme në gjatësi dhe diametra të ndryshëm të nivelit milimetrik. Në klinikën San Luka biopsitë realizohen në drejtim ekografik dhe skanerik. Mostra indore e përftuar , ekzaminohet me mikroskop nga mjeku histopatolog por gjithashtu mund të bëhet edhe analiza kimike dhe imunohistokimike e mostrës sipas nevojës me qëllim arritjen e një diagnoze për pacientin.
Diagnostikim Inovativ nëpërmjet Biopsisë dhe Punksionit Biopsik
Ne klinikën tonë, ofrojmë shërbimin e biopsisë , duke u fokusuar në diagnostikimin e saktë të sëmundjeve të ndryshme. Procesi i biopsisë përfshin marrjen e mostrave të vogla të indeve në mënyrë të sigurt, përmes një teknike delikate që minimizon diskomfortin për pacientin. Punksioni bioptik është një metodë e saktë për të marrë mostra nga zona specifike të trupit, duke përfshirë organet e brendshme dhe është veçanërisht i rëndësishëm për diagnostikimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera serioze.
Stafi ynë mjekësor me profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë, përdor teknologji të avancuar për relizimin e procedures se biopsise . Kjo na mundëson të ofrojmë një vlerësim të plotë dhe të detajuar të gjendjes shëndetësore të pacientit. Kujdesi jonë përfshin një qasje të personalizuar për çdo pacient, duke siguruar që të gjithë të marrin trajtimin më të mirë dhe të përshtatshëm për nevojat e tyre. Menaxhimi i pacientit para , gjatë dhe pas procedurës së biopsisë mundësohet nga stafi i klinikës tonë.
Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?
Rezervoni Vizitën
Punksion Biopsie
Në klinikën tonë, ofrojmë shërbimin e punksionit biopsik, të kombinuar me ekspertizën e radiologjisë për një diagnostikim të saktë dhe të hollësishëm të sëmundjeve. Ky proces inovativ përfshin marrjen e mostrave të vogla të indeve duke u udhëzuar nga teknikat më të avancuara radiologjike, duke siguruar që çdo mostrë të jetë sa më përfaqësuese dhe e saktë.
Mjeku jone radiolog dhe ekipi mjekësor janë të trajnuar për të përdorur pajisje moderne dhe metodat më të fundit për të vendosur saktësisht vendndodhjen e punksionit. Kjo rrit shanset për një diagnostikim të saktë dhe të plotë, veçanërisht në rastet e dyshimeve për kancer ose çrregullime të tjera të vështira për tu identifikuar.
Pas kryerjes së procedurës së punksionit ose biopsisë, mostra e indeve të marra dërgohet në laborator për ekzaminim të hollësishëm. Ky proces kërkon disa ditë për të përfunduar, pas së cilës rezultatet bëhen të disponueshme.