Konsulta Mjekësore
Ofrojmë konsulta mjekësore me mjekë të kualifikuar, të fokusuar në shëndetin tuaj , me qëllim arritjen e një diagnoze dhe trajtimi të personalizuar.
Klinika San Luka
Konsulta Mjekësore
Ne jemi të përkushtuar në sigurimin e kujdesit të personalizuar dhe cilësor për të mbështetur shëndetin e pacientëve tanë.
Shërbimet tona përfshijnë konsulta mjekësore me mjekë familje dhe mjekë specialist që janë të gatshëm të dëgjojnë dhe të ndihmojnë pacientët në zgjidhjen e problemeve te ndryshme te shendetit te tyre.
Konsulta me Mjekë Familje, Mjek Urgjence dhe Mjek Patolog
- Klinika jone ofron konsulta mjekësore urgjente duke u kujdesur për rastet e papritura shëndetësore, me efikasitet dhe kujdes të menjëhershëm.
- Klinika jonë ka një angazhim të fortë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, duke ofruar konsulta mjekësore të rregullta për shëndetin e pacientëve tanë.
- Me një ekip të specializuar mjekesh, te afte për të ofruar konsulta ne specialitete të ndryshme, për trajtimin e shume patologjive , ne mbetemi një burim i besueshëm i kujdesit shëndetësor për të gjithë komunitetin.
- Me këtë shërbim, ne synojmë të ofrojmë jo vetëm një diagnozë të besueshme, por edhe një plan trajtimi të ndërtuar rreth nevojave specifike të çdo pacienti.
- Ky qasje e personalizuar garanton një trajtim më efikas dhe të përqendruar, duke kontribuar në një shëndet cilesor për pacientët tanë.
Keni Nevojë për Kontroll Mjekësor?
Rezervoni Vizitën
Konsulta Mjekësore të Përgjithshme
Në klinikën tonë, ofrojmë konsulta te pergjithshme me mjek familje. Këto konsulta janë thelbësore për monitorimin dhe menaxhimin e shëndetit të pacientëve tanë. Mjekët tanë të kualifikuar janë të përkushtuar për ofrimin e kujdesit të personalizuar dhe ruajtjen e shëndetit.
Vizitat periodike janë mënyra e duhur për të zbuluar dhe parandaluar sëmundjet. Konsultat me mjekun e familjes ofrojnë një marrëdhënie te qendrushme mjek-pacient, gjë e cila ndihmon në menaxhimin e shëndetit tuaj në mënyrë afatgjatë. Vlerësimi i kujdesshëm mjekësor eshte në qendër të angazhimit tonë për mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve tanë.
Konsulta për Urgjenca Mjekësore
Në klinikën tonë, jemi të përkushtuar për ofrimin e kujdesit mjekësor të personalizuar për të gjithë pacientët tanë.
Klinika jone ofron konsulta për urgjenca mjekësore dhe me mjek patolog. Këto konsulta janë jetike për menaxhimin e rasteve të papritura shëndetësore dhe ofrojnë ndihmë të menjëhershme për situatat e emergjencave mjekësore.
Mjekët tanë të kualifikuar janë gati të ofrojnë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e pacientëve. Klinika jonë është vendi i duhur për të marrë kujdesin mjekësor që ju nevojitet në situata të papritura.
Ne kliniken tonë konkretisht diagnostikojmë dhe trajtojmë pacientë me urgjenca mjekësore si crregullime të ritmit kardiak, dhimbjet e gjoksit, krizat hipertensive , askidentet cerebro-vaskulare ,urgjencat angiologjike dhe urgjencat torakale e abdominale.
Gjithashtu diagnstikojme dhe trajtojmë në menyrë urgjente edhe paciente me trauma të ndryshme kraniale dhe torako-abdominale duke berë edhe triazhimin e tyre sipas nevojave akute shëndetesore.
Sherbime te Tjera te Ofruara nga Klinika San Luka
EKG, ose elektrokardiograma, është një procedurë e zakonshme mjekësore që përdoret për të regjistruar aktivitetin elektrik të zemrës nëpërmjet elektrodave të vendosur në lëkurë. Ky procedurë ndihmon në vlerësimin e ritmit të zemrës dhe strukturës së saj. Një EKG i zakonshëm jep një grafik të linjave të tensioneve elektrike të regjistruara nga zemra gjatë një periudhe kohore të caktuar.
EKG me interpretim përfshin analizën e grafikut të tensioneve elektrike të zemrës nga mjeku ose mjekësia. Interpretimi mund të ofrojë informacion mbi ritmin e zemrës, sëmundjet e zemrës, dëmtimet e mundshme, përmirësimet, ose ndonjë ndryshim tjetër të caktuar në funksionin kardiovaskular. Kjo është e rëndësishme për diagnozën dhe monitorimin e sëmundjeve të zemrës dhe për vlerësimin e rrezikut kardiovaskular.
Monitorimi i parametrave jetikë të pacientëve në kujdesin shëndetësor është esencial për vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe përcaktimin e trajtimit. Kjo përfshin temperaturën, tensionin arterial, ritmin kardiak, ritmin respirator, dhe saturimet e oksigjenit. Ky informacion ndihmon mjekët në ofrimin e kujdesit të duhur dhe identifikimin e ndryshimeve të shpejta në shëndetin e pacientit.
Klinika San Luka ofron shërbimin konsulta në shtëpi ku mjeku viziton pacientët në ambientin e tyre të jetesës për vlerësimin dhe trajtimin e tyre shëndetësor. Ky lloj shërbimi është i rëndësishëm për të siguruar kujdesin shëndetësor të përshtatshëm dhe të lehtësojë qasjen e pacientëve në kujdesin mjekësor, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta ose të pamundur të lëvizin në një klinikë. Mjeku i familjes ndihmon në diagnostikimin, trajtimin dhe monitorimin e sëmundjeve dhe ofron kujdesin e vazhdueshëm për të mbështetur shëndetin e pacientëve në mënyrë të qëndrueshme.
Marrja e analizave në shtëpi është një shërbim shëndetësor ku një laborant, infermier, ose teknik laboratori viziton pacientin në shtëpinë e tyre për të marrë mostrat e nevojshme për analiza laboratorike. Ky shërbim është i rëndësishëm për pacientët që kanë vështirësi të shkojnë në laborator për të marrë analizat e tyre ose për ata që kanë nevojë për monitorimin e vazhdueshëm të parametrave shëndetësorë në ambientin e tyre të jetesës.
Klinika jonë ofron shërbimin e leximit dhe interpretimit të skanerit dhe angioskanerit. Specialisti ynë radiolog, i kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e radiologjisë, është i trajnuar për të analizuar imazhet e marrura nga këto pajisje dhe identifikuar çdo ndryshim të dyshimtë, dëmtim, ose çështje të mundshme shëndetësore në to dhe për të ofruar një interpretim të saktë dhe të specializuar.
Leximi dhe interpretimi i imazheve të skanerit dhe angioskanerit janë të rëndësishëm për diagnozën e sëmundjeve, problematikave të ndryshme shëndetësore, ose kërkesave të tjera të pacientëve. Ky shërbim ndihmon në identifikimin e çdo ndryshimi të mundshëm në strukturën e trupit dhe është thelbësor për planifikimin e trajtimit dhe monitorimin e gjendjes së shëndetit të pacientit.
Klinika jonë ofron shërbimin e leximit dhe interpretimit të Rezonancës Manjetike (RM). Ky shërbim është thelbësor për vlerësimin e sëmundjeve dhe problematikave të ndryshme shëndetësore të trupit të pacientit. Specialisti ynë radiolog, i kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e leximit të RM, është i trajnuar për të analizuar imazhet e RM dhe identifikuar çdo ndryshim të dyshimtë, dëmtim, ose çështje të mundshme shëndetësore në to dhe për të ofruar një interpretim të saktë dhe të specializuar.
Leximi dhe interpretimi i imazheve të mamografisë ndihmon në zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gjinj, përfshirë tumoret ose ndryshimet tjera të mundshme. Ndërsa leximi dhe interpretimi i radiografisë ndihmon në vlerësimin e gjendjes së trupit në përgjithësi. Specialisti jonë radiolog, i kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e radiologjisë, është i trajnuar për të analizuar imazhet e marrura nga këto pajisje dhe identifikuar çdo ndryshim të dyshimtë, dëmtim, ose çështje të mundshme shëndetësore në to dhe për të ofruar një interpretim të saktë dhe të specializuar.
Klinika jonë ofron gjithashtu shërbimin e leximit dhe interpretimit të urografisë intravenoze. Ky shërbim është i rëndësishëm për vlerësimin e sistemit urinare dhe organëve të tjera të traktit urinar të pacientëve tanë. Specialisti jonë, i kualifikuar dhe me përvojë të gjatë në fushën e radiologjisë, është i trajnuar për të analizuar imazhet e urografisë intravenoze dhe identifikuar çdo ndryshim të dyshimtë, dëmtim, ose çështje të mundshme shëndetësore në to dhe për të ofruar një interpretim të saktë dhe të specializuar.